“Ishte si flluskë sapuni”- Pas 5 vitesh nga ndarja me vajzën e Jozefina Topallit, rikthehet Luiz Ejllit! Si ndryshoi jeta e ish-çiftit, Megi nënë e dy fëmijëve, ndërsa këngëtari…

Nov 13, 2022 | 18:50
SHPËRNDAJE

Prej kohësh i mungon ekranit, madje edhe rrjeteve sociale, por duket se Luiz Ejlli është rikthyer në Shqipëri.

Luiz Ejlli1

Prej vitesh këngëtari jetonte në Francë ku dhe punonte, por tashmë jeta e tij është zhvendosur përsëri në Tiranë, ku lidhja me muzikën duket e largët. Rreth 7 vite më parë, Luizi ishte ndër artistët më të suksesshëm, ku dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Eurosong”.

Luiz Ejlli2

Por, në media edhe më e njohur ishte lidhja e tij me vajzën e Jozefina Topallit. Këngëtari Luiz Ejlli dhe Megi, i dhanë fund lidhjes së tyre disavjeçare në vitin 2017.

Luiz Ejlli dhe Megi topalli

Asokohe dyshja konfirmoi ndarjen përmes postimeve në rrjetet sociale, por nuk dha asnjë shpjegim për arsen se përse marrëdhënia e tyre përfundoi.

Dyshimet, në atë kohë u përforcuan akoma më shumë kur këngëtari shkodran postoi në “Facebook” këngën “Uomini soli”, bashkëngjitur së cilës shkruante: “Për të gjithë meshkujt e vetmuar”.

Luiz Ejlli dhe Megi topalli2

Megi nuk foli për ndarjen e bujshme, ndërsa Luiz-i pranoi të fliste për herë të parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, duke e përshkruar atë që kishte ndodhur për disa vite me Megin, si një flluskë sapuni.

Luiz Ejlli dhe Megi topalli3

Luizi tha se nuk kanë qenë të fejuar, por “ishte thjesht një lidhje”, e cila ishte e destinuar të përfundonte: “E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohet…”.

Luiz Ejlli dhe Megi topalli4

I pyetur për arsyet, këngëtari tha se tashmë ato nuk i interesojnë askujt: “Kam pasur dhe do të kem gjithmonë respekt, si për të, ashtu edhe për familjen e saj e për gjithçka. Nuk janë pak ato vite që kemi kaluar, nga unë do kenë mirënjohje gjithmonë”.

megi topalli jozefina

Ndërkohë nga ana tjetër, brenda pak kohe Megi rigjeti dashurinë si dhe tashmë është nënë e dy djemve, duke hedhur pas krahëve këtë histori.

megi topalli

Ndërkohë që nga ndarja e tyre, asgjë nuk dihet për jetën private të Luizit, madje edhe në rrjetet sociale ai ka munguar, duke preferuar të fokusohet tek një tjetër karrierë që ka zhvilluar në Francë.

Duket se rikthimi i tij në Tiranë tashmë është përfundimtar dhe pse ndoshta shumë shpejt do ta shohim Luizin edhe në skenë përsëri.

Luiz Ejlli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura