Ish-trajneri: Mynihu e humbi Mehën për 3500 euro

Apr 30, 2014 | 14:30
SHPËRNDAJE

Alban Meha është njeriu i momentit jo vetëm te Paderborni, por edhe në ambientin e Bundesligës së dytë gjermane. Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer me lojën dhe golat spektakolarë, ndaj edhe vëmendja e gazetarëve, por jo vetëm, karshi tij nuk ka munguar. Së fundmi nuk i ka kursyer superlativat për mesfushorin kuqezi edhe një nga trajnerët veteranë në Gjermani si Karsten Vetberg, i cili ka drejtuar shumë skuadra, kryesisht në kategoritë inferiore në Gjermani. Ky i fundit ka treguar një bisedë të para pesë viteve, kur Meha i kishte kërkuar ta çonte te Mynih 1860. “Për mua, Paderborni ngjitet në Bundesligën 1, kjo edhe se ka lojtarë si Alban Meha, i cili është thjesht i talentuar. Më kujtohet pak vite më parë kur ai luante ende në Reutlingen (2009-2010), një bisedë që pata me atë. Më telefonoi dhe më kërkoi nëse mund ta çoja te Mynih 1860. Donte vetëm 3.500 rrogë në muaj. Ua këshillova menjëherë drejtuesve, por ata fatkeqësisht nuk ishin të interesuar…”, ka pohuar Karsten Vetberg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura