Ish-presidenti i Liberisë dënohet 50 vjet për krime lufte

May 31, 2012 | 13:36
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti i Liberisë, Çarls Tejlor, do ta kalojë pjesën mbetur të jetës së tij në burg, pas vendimit të Gjykatës së OKB-së për ta dënuar atë me 50 vjet burg për krime lufte. Tejlor, 64 vjeç, u dënua për ndihmën që u dha planeve të luftës rebelëve të Frontit Revolucionar në Sierra Leone, duke tregtuar armë në këmbim të të ashtuquajturve diamante të përgjakur. Gjatë viteve 1991-2002, rebelët njiheshin për amputimin e gjymtyrëve të banorëve, përdhunimin e grave dhe vajzave, rekrutimin e fëmijëve si ushtarë dhe detyrimin e vajzave dhe grave të punonin si skllave seksi. Akuzat kundër Tajlorit përfshinin terrorizëm, vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale, konspiracion për fëmijët ushtarë, shkelje të dinjitetit personal, skllavërim dhe grabitje. Ai do ta vuajë dënimin në Britani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura