Ish ministri, Boshkovski dënohet me 7 vite burg

Nov 29, 2011 | 19:19
SHPËRNDAJE

SHKUP- Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe kryetari i Partisë së Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski do të vuaj shtatë vjet dënim me burg.

Në Gjykatën penale të Shkupit, Boshkovskit sot iu komunikua dënimi në procesin gjyqësor “Fushata”, njofton KOHA.

Pas disa muajve të kaluara në paraburgim në Shutkë, ish-ministri i Brendshëm u dënua për shpërdorim detyre dhe financim jolegal të fushatës zgjedhore.

Lube Boshkovski është shpallur i pafajshëm në vitin 2008 nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Boshkovski akuzohej për krime ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit etnik në vitin 2001 në Maqedoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura