Irlandezët U2 kanë shitur më shumë bileta në 2011

Dec 30, 2011 | 9:56
SHPËRNDAJE

Banda irlandezë, U2, ka fituar më shume para në vitin 2011, duke grumbulluar gjithsej 232 milionë dollarë nga turneu i tyre botëror.

Sipas publikimeve të koncerteve, grupi U2 ka shitur pothuajse 2.4 milionë bileta në gjithë botën, me një çmim mesatar prej 97 dollarësh.

Vendin e dytë e zë grupi britanik, Take That, me 224 milionë të fituara nga turneu i vitit që po e lëmë pas, ndërsa vendin e tretë e zë banda rok, Bon Jovi, me 148 milionë dollarë fitime nga biletat e shitura.

Rreth 25 grupe me më shume fitime vlerësohet se kanë grumbulluar së bashku një shifër prej rreth 2 miliardë dollarësh, e ngjashme me vitin 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura