Irak, qeveria mbyll 10 televizione: Nxisin dhunën sektariane

Apr 30, 2013 | 11:41
SHPËRNDAJE

Qeveria irakiane ka mbyllur 10 televizione në vend, të cilat drejtoheshin nga sekti sunit, duke i akuzuar ata për nxitje trazirash sektare që kanë lënë më shumë se 200 persona të vdekur në javën e fundit në veri të Irakut. Stacionet përfshinin kanalin e lajmeve panarab “Al Jazeera”, si dhe stacione të tjera lokale e të mirënjohura satelitore. Lëvizja reflekton tensionet në rritje në këtë vend ndërmjet forcave të sigurisë të drejtuara nga myslimanët shiitë dhe protestuesit myslimanë sunitë, duke rritur frikën për një luftë ndërsektariane si ajo e viteve 2005-2008, kur trupat amerikanë ishin ende në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura