Irak, Australia përfshihet në transportin e armëve

Aug 31, 2014 | 10:34
SHPËRNDAJE

MH17, avione australian qe do te perfshihen ne operacione

UPDATE- Australia tha këtë të dielë se do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara në përpjekjen ndërkombëtare për të transportuar armë tek forcat kurde që luftojnë militantët e Shtetit Islamik në Irak. Avionët australian do t’i bashkohen avionëve të vendeve të tjera, që tashmë kanë nisur operacionet për dërgimin e armëve tek kurdët, përfshirë Kanadanë, Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Njoftimi erdhi në një kohë kur Australkia i është bashkuar forcave ushtarake në operacionet e ndihmës humanitare në qytetin e rrethuar të Irakut Amerli, ku mijëra banorë janë bllokuar nga rebelët xhihadistë nga marrja e ushqimeve , ujit dhe furnizimeve mjekësore. Operacionet për dërgesat e armëve do të nisin në ditët e ardshme.

Shqipëria, Kroacia dhe Danimarka janë angazhuar për të siguruar armë për forcat kurde.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura