“Investitorët e huaj s’vijnë në Shqipëri të blejnë produktet tona”/ Pinguli për akcizën e birrës: Çmimi 30% më i lartë se një vit më parë, shteti s’duhet ta lejonte

Mar 22, 2023 | 22:02
SHPËRNDAJE

Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli u shpreh se me vendosjen e akcizës së birrës, çmimi është rritur me 30% në krahasim me një vit më parë.

stefanpinguli

I ftuar në emisionin “Log.” në “Panorama TV”, Pinguli deklaroi se investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për të blerë produktet apo për të investuar në prodhimin tonë, për shkak të situatës fiskale.

Pinguli: Qarkullimi i lekëve vjen në raport me lëvizjen e mallit. Nëse do lëvizim më pak mall në treg, do qarkullojmë më pak lekë. Do ketë më pak taksa të grumbulluara. Nëse i japim tregut një çmim më të madh, detyrimisht do ketë shitje më të ulët. Duke pasur shitje më të ulët, xhirimi i kapitalit do jetë më i ulët. Automatikisht do kemi më pak mall. Kur kishim çmime më të ulëta, shisnim më shumë mall. Sot birra është 30% më e lartë se para një viti. 30% në xhepat e klientëve tanë është e madhe. Edhe nga kjo pikëpamje, shteti nuk duhet të lejonte të bënte rritje. Sepse, duke vënë murin e mundësive financiare që ka vendi ynë, ajo e tejkalonte këtë punë.

Pika tjetër është që ne kemi historikisht të madh, nuk ka investitorë të huaj në Shqipëri që të blejnë produktet tona. Kur them produktet, qoftë edhe fabrikat. Kjo tregon që klima financiare dhe fiskale është e papranueshme. Kjo e mbështet faktin që birrat e importit vijnë këtu se kanë lehtësi fiskale. Ata zhvishen nga taksat e tyre kur vijnë tek ne. Vjen e treta, pse nuk shesim ne nëpër botë? Pse nuk shesim dot në Kosovë ne? Shteti jonë barazon këto gjëra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura