INUK shemb 19 objekte pa leje në Selenicë

Jun 30, 2014 | 18:05
SHPËRNDAJE

Foto Ilustruese

VLORE- INUK njoftoi sot se në kuadër të lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme ka prishur 19 objekte pa leje në Selenicë, Vlorë.

Ndërtimet e shembura, janë kryesisht njësi biznesi dhe shtesa pallatesh në kuadër të projektit të Bashkisë Selenicë për rikonceptimin e qendrës së qytetit. INUK thekson se objektet që u shembën kishin zënë hapësirat e përbashkëta pranë pallateve si edhe lulishte e trotuare, duke u bëre njëherazi shqetësim për qytetarët. 

Për shembjen e këtyre objekteve pa leje, sipas INUK janë  ndjekur me përpikmëri të gjitha procedurat e parashikuara në të tilla raste në respektim të plotë të ligjit.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura