INUK: Ndërhyrjet e nisura në Durrës do të vazhdojnë në të gjithë bregdetin

Oct 31, 2014 | 16:49
SHPËRNDAJE

Vila në kompleksin turistik para dhe pas shembjes

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar njofton se ka nisur zbatimin e planit operacional të ndërhyrjes në bregdet, ndërsa thekson se ndalesa e parë është zona nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, në Durrës, aty ku ndërhyrjet e nisura ditën e enjte parashikohet të zgjasin të paktën 10 ditë. Inspektorët e INUK raportohet të kanë bërë konstatimet në terren dhe se kanë njoftuar qytetarët dhe pronarët e objekteve të kundraligjshme. “Në aksin kryesor që përfundon sot do prishen 150 të strukturave të ndryshme përfshi dhe objekte një, dy dhe tre katëshe. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe kërkon mirëkuptimin e tyre të metejshëm. Ndërhyrjet e nisura në Durrës do të shtrihen në të gjitha zonat bregdetare. Ndërkohë, në Velipojë, inspektorët kanë nisur verifikimet në terren për evidentimin e objekteve të kundraligjshme”,-thuhet në deklaratën e INUK. Paralelisht me ndërhyrjet në vijën bregdetare të Durrësit, thuhet se INUK po vijon punën për largimin e të gjitha objekteve të kundraligjshme në  krah të akseve kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura