INUK: Do shembim 30 ndërtime buzë liqenit

Feb 28, 2014 | 13:20
SHPËRNDAJE

POGRADEC – Ndërtimet e shumta pa leje që kanë zaptuar vijën liqenore të Pogradecit do të rrafshohen nga fadromat dhe mjetet e rënda të INUK. Pas aksioneve të vazhdueshme që përfshinë gjithë vendin, tashmë radha i ka ardhur Pogradecit. Janë të paktën 30 objekte pa leje të cilat do të prishen, ndërkohë që po kryhen edhe verifikimet në terren për dokumentacionin. Ndërtimet në fjalë u përkasin viteve të fundit, ndërsa variojnë nga ndërtesat më të thjeshta e deri tek ato disakatëshe si lokale, hotele dhe komplekse. Nga ana e Inspektoratit janë duke u kryer edhe një herë kontrollet për dokumentacionin përkatës të të gjitha objekteve që pritet të shemben, çka do të përfshijë zonën nga Lini deri në Tushemisht. Sipas drejtorit të INUK në Korçë, Enver Shahinasi, aksioni nuk do të ndalet. dh.ç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura