Intervista/ Avokati Andrew P Johnson në Tiranë: EB-3, viza pune në SHBA, edhe kur s’ke eksperiencë

May 12, 2019 | 7:00
SHPËRNDAJE
Andrew P. Johnson
Andrew P Johnson

Shqiptarët janë shumë të lidhur me Amerikën. Mbi 300 mijë shqiptarë aplikojnë çdo vit për llotarinë amerikane, por jo të gjithë fitojnë.

Gjithsesi ata që e kanë ëndërr, mund të shfrytëzojnë mundësi të tjera për të shkuar në tokën e ëndrrave dhe një prej tyre është aplikimi për viza punësimi EB-3, ku mund të shkojnë dhe ata aplikantë që nuk kanë asnjë lloj eksperience, apo nuk e njohin gjuhën angleze. Pikërisht për këtë kategori, për të sqaruar këta aplikantë, vjen posaçërisht në Shqipëri, avokati i mirënjohur amerikan Andrew P Johnson, i cili prej 20 vitesh merret me çështjet e emigrimit në SHBA.

Andrew P Johnson, më 15 maj, ora 17.00, do të mbajë një konferencë në Hotel Tirana me gjithë personat që janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë dëgjesë. Ai do të shpjegojë se si mund të marrësh një vizë pune dhe të fitosh qëndrim të përhershëm në SHBA.

Gazeta Panorama e pyeti z Andrew P. Johnson lidhur me procesin e aplikimit per viza pune EB-3 në SHBA.

Andrew P Johnson duke folur ne OKB

Andrew, mund të na shpjegoni si të marrësh një ‘green card’ pa patur experiencë pune dhe as kontakte apo të afërm në Shtetet e Bashkuara?

Ka një degë të emigrimit të quajtur EB-3 (Kategoria 3 e bazuar në punesim) dhe kjo kategori përfshin aplikantët pa asnjë lloj experience. Mosha nuk është e rëndësishme, aplikanti mund të jetë nga 18 deri 52 vjeç. Arsyeja pse ky proces i ‘green card’ nuk është i njohur për shumë njerëz është ngaqë kërkon që kompani të mëdha të bëjnë kërkesën për green card për punonjës për shërbime mirëmbajtje/roje – pune që nuk kërkojnë experiencë. Ata preferojnë që personi të ketë njohuri bazë anglishtje dhe çdo aplikant që nis këtë proces, pa ndonjë aftësi në të folur mund të marrë kurse që të kenë një nivel bazë kuptimi dhe komunikimi në Anglisht brenda një viti nga dorëzimi i aplikimit. Gjithsesi, Anglishtja nuk është kërkesë për punën.

Përse është bërë e mundur ky  ‘green card’ tani?

Kompanitë duhet të faktojnë që ata nuk kanë mundur të gjejnë nje shtetas amerikan për shërbime mirëmbajtje/ roje/fast food etj.  Gjate viteve të fundit, kompanitë e mëdha Amerikane kanë qenë të paafta të tërheqin punonjës Amerikanë për këto punë dhe qytetarët Amerikanë në një masë të madhe nuk qëndrojnë në punë për më shumë se disa muaj. Disa kompani të mëdha lodhen me punonjes te paqëndrueshem dhe kanë nisur të dërgojnë tek departamenti i punës mijëra aplikime duke i faktuar departamentit të punës që ata janë të paaftë të tërheqin qytetarë Amerikanë për punët që ofrojnë.  Kompanitë e mëdha dorëzojnë aplikime të shumta dhe marrin aprovimin nga departamenti i punës për të rekrutuar mijëra njerëz në botë pa experiencë për të ardhur me ‘green card’ dhe të punojnë për kompaninë për minimumi një vit në shërbime të tipit mirëmbajtje/roje etj

Sa zgjat procesi për këtë ‘green card’?

Nëse je jashtë Shteteve të Bashkuara, procesi merr gati 14 deri 19 muaj për një aplikant dhe familjen që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Procesi është më i shkurtër dhe më i lirë për një person që është tashmë në Shtetet e Bashkuara me status F-1 ose E-2, ose H-1B.

A mund të sjellë një aplikant familjen e tij/saj?

Po, bashkëshorti ose bashkëshortja mund të bejë sponsorizimin dhe të gjithë anetarët e familjes hyjnë në ‘green card’ për sa kohë që fëmijet janë nën 21 vjeç.

Çfare lloj kompanish po ofrojnë aplikime ‘green card’ për minimum një vit shërbime mirëmbajtje/roje?

Kompanitë janë të mëdha dhe një aplikant ka mundësi të zgjedhë vendndodhjen e punës, pra mund të zgjedhë psh një mundesi pune në Robbinsville, New Jersey, Houston, Texas, dhe Ruskin, Florida etj, brenda së njëjtës kompani. Vendndodhje aktuale të punëve jane në Los Angeles California (Glendale dhe Northridge). Tipi i punës psh pastrues qendre tregtare me pagë $10.78-$11.13/ora, detyra për mirëmbatje të përgjithshme, pastrim zyrash, tualetesh, ambjenteve të përbashkëta ne qendren tregtare.

Cilat janë kostot për aplikantet jashtë Shteteve te Bashkuara?

Për aplikantët që janë jashtë SHBA-ve dhe që do të hyjnë përmes ambasadës, tarifa totale që do paguhet përgjatë një viti e gjysmë për aplikantin është $32,675 për një person të vetëm +$565 për çdo anetar shtesë të familjes. Kjo shumë është e detajuar si më poshtë:

Agjencia e gjetjes së punës tarifon $17,000  që ata të marrin një ‘green card’ 10 vjeçar dhe për t’i vendosur në një punë me kohë të plotë. Agjencia e gjetjes së punes tarifon $10,000 për të nisur procesin. Pasi Departamenti i Punës ka aprovuar ofertën e punës, pagesa e dyte është $7500 ndaj agjencisë së gjetjes së punës. Tarifat e aplikimit në shtet janë shtesë dhe ato janë $700 (per I-140), $1410 (per procesim premium) dhe $345 në Qendrën Kombëtare të Visave (NVC). (Ju lutem kini në mendje që vetëm shuma $345 shumëfishohet për çdo anëtar të familjes, ndërsa tarifat e tjera mbulojnë gjithë familjen). Në varësi të ambasadës, ka nje kosto shtesë prej $220 për person për të marrë ‘green card’ me poste në adresën tuaj në SHBA.

Tarifa e Avokatit është $12,500 per të procesuar gjithe letrat e emigrimit dhe për të përgatitur aplikantin për intervistën në Ambasadë në të cilën do të nxirret vula e ‘green card’ për aplikantin dhe gjithe anetaret e familjes. Tarifa e avokatit do të paguhet me plan pagese përgjatë një viti e gjysmë. Pagesa e parë ndaj avokatit është $4000 pas aprovimit nga Departamenti i Punës (6 deri 9 muaj pas nisjes së procesit). Pagesë e dytë $4000 është katër muaj pas aprovimit të Departamentit të Punës. Pagesë përfundimtare $4500 është 8 muaj pas aprovimit të Departamentit të Punës.

Cili është rreziku që aplikimi të mos pranohet?

Çështja do të mohohet në Ambasadë nëse aplikanti ka rregjistrime kriminale ose çfarëdo lidhje me terrorizmin. Ata nuk do të pengohen për shkelje te vogla. Përndryshe, aplikimi është i drejtperdrejtë sepse një kompani e madhe dorëzon dokumenta për departamentin e punës të cilat aprovohen, dhe me pas aplikanti thjesht duhet të dorëzoje letrat e duhura përmes një avokati të emigrimit Amerikan dhe ata hyjnë në vend me ‘green card’.

SHBA

A mund të punojë aplikanti në punë të tjera?

Po, aplikanti vjen më një ‘green card’ 10 vjecare dhe mund të punojë në punë të tjera gjate procesit. Gjithashtu, bashkëshorti/ja mund të punojë punë të tjera. Ata mund të zgjedhin turne gjatë natës për kompaninë e madhe dhe të punojnë një punë tjetër gjatë ditës.

Kush është Andrew P Johnson

(Andrew P Johnson është një ish-prokuror i qeverisë që kaloi në praktike private në vitin 1998. Ai ka përfaqësuar mbi 2000 çështje të klienteve Shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ai praktikon vetëm ligjin e emigrimit të SHBA dhe është pranuar në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, në rrethet gjygjësore të 1 deri 7, të 9 dhe 11 të apeleve. Për çdo pyetje në Anglisht ju lutem na kontaktoni me email në [email protected] ose në Shqip tek [email protected])

Historia e programit EB-3

Programi EB-3 ka ekzistuar për më shumë se 50 vjet dhe thjesht nënkupton kategorinë 3 të bazuar në punësim në të cilën US CIS i lejon njerëzit të hyjnë në SHBA dhe u mundëson një kartë jeshile (green card) përmes punësimit:

https://www.uscis.gov/working-united-states/permanent-workers/employment-based-immigration-third-preference-eb-3

Për shembull, në vitin 2016, 140 000 karta jeshile janë lëshuar në bazë të aplikimeve të bazuara në punësim.  Shumica e kompanive të mëdha si Google, Apple, Exxon dhe qindra kompani më të vogla përdorin procesin EB-3 me qëllim marrjen e kartave jeshile për punonjësit e tyre të ardhshëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura