Interpoli nxjerr në kërkim djalin e Muamer Gedafit

Sep 30, 2011 | 10:59
SHPËRNDAJE

Organizata Ndërkombëtare Policore, Interpol, paraqiti dje një fletarrestimi për Sadi Gedafin, i biri i liderit të përmbysur të Libisë, Muamar Gedafi. Sipas Interpol, kërkesa është paraqitur nga autoritetet e reja të Libisë, të cilat kanë kërkuar një fletarrestimi ndërkombëtar për Sadi Gedafin mbi “dyshime për keqpërdorim të pasurisë, nëpërmjet forcës dhe frikësimit me armë, kur ai ishte udhëheqës i Federatës së Futbollit të Libisë”. Besohet se Sadi Gadafi është në Nigeri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura