Gjosha: 5 prioritetet, sfida e radhës. Bashkëpunim. Bregu: Vendi, në situatë jo normale politike

Sep 30, 2014 | 11:05
SHPËRNDAJE

UPDATE- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duke vleresuar si sfiden e radhes plotesimin e pese prioriteteve per integrimin e vendit, ka theksuar se per reformat duhet bashkepunim dhe gjitheperfshirje.

“Pavaresisht se 5 vitet e ardhshme nuk do te kete zgjerim te BE-se me vende te reja,procesi i integrimit duhet te jete intensiv dhe i pandalshem”- tha ministrja.

Nderkohe qe kryetarja e Komisionit te Integrimit, deputetja e PD-se, Majlinda Bregu ka deklaruar sot se vendi nuk ndodhet ne nje situate normale politike dhe kjo sigurisht qe behet pengese per integrimin. 

Duke folur ne takimin “Nje kapitull i ri per integrimin”, Bregu ka thene se shqetesim kryesor duhet te kete shteti ligjor e europian dhe jo interesi per pushtet. “Sot duhet kredibilitet, bashkepunim, dialog e gjitheperfshirje, dhe duhet te jemi te vertete. Nese nuk vendosim axhenden kombetare dhe interesin mbi axhenden partiake te pushtetit te radhes ky proces fatkeqesisht duhet te jete me i gjate se kaq”- tha Bregu.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura