Indi, treni i pasagjerëve përfshihet nga flakët, 47 viktima

Jul 31, 2012 | 12:14
SHPËRNDAJE

Flakët në një tren pasagjerësh në Jug të Indisë kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave që po flinin. Mediat raportojnë nga 32 deri në 47 viktima. Ngjarja ndodhi të hënën, ndërsa hetuesit thonë se ende po merren me nxjerrjen e viktimave nga treni, identifikimi i të cilave është tepër i vështirë. Në trenin e natës që do të mbërrinte në Nju Dehli, një punonjës në një stacion hekurudhor pa një kabinë në flakë. Sapo u ngrit alarmi treni u ndalua dhe pjesë tjetër e tij u shkëput nga kabina për të parandaluar përhapjen e flakëve. Një zëdhënës i Ministrisë së Hekurudhave të këtij vendi, tha se ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit. Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër në vagon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura