Imzot Rrok Mirdita: Krishti ju pret të gjithëve

Mar 31, 2013 | 12:30
SHPËRNDAJE
Imzot Rrok Mirdita

TIRANE- “Të dashur vëllezër e motra, Krishti i Ringjallur ju pret të gjithëve” Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Imzot Rrok Mirdita, nga katedralia e Shën Palit, ku u mbaj dhe mesha kryesore për besimtarët katolikë që sot kremtojnë Pashkët.

”Me kremtimin solemn të Pashkëve, thellohemi në kuptimin e misterit të vdekjes e ringjalles, por edhe në kuptimin e misterit të njeriut, që përjeton në vetveteve dëshirën e thellë për jetën e amshuar dhe pamundësinë për ta arritur këtë jetë pa Zot. Krishti, shpërndau errësirën e moskuptimit, na zbulon figurën e vërtetë të Hyjit dhe të njeriut. Kjo botë nuk ka humbur çdo shpresë, kjo është bota e njeriut të shpëtuar nga dashuria që ka ngjallur birin.”- theksoi  Imzot Rrok Mirdita.

Urime për besimtarët pritet të japin sot, ashtu si çdo vit edhe liderët e partive kryesore politike, të cilët pritet të zhvillojnë  vizita në selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura