Iliri fle me Oltën dhe i flet për të dashurën

Mar 30, 2013 | 16:42
SHPËRNDAJE

Unazën do ia blej 2 milionë euro.

Iliri është njëri nga pjesëmarrësit e këtij edicioni të “Big Brother” që shihet si favorit për të fituar çmimin e madh. Ai që kur është futur në lojë, ka deklaruar se ka një lidhje serioze me një vajzë që quhet Anisa, e cila punon si parukiere në Greqi, por që ka mbaruar studimet për Arkitekturë, degë të cilën po e vazhdon edhe Iliri. Tashmë Iliri është miqësuar shumë me Oltën, me të cilën ndan edhe shtratin darkave. Megjithatë, për të qenë në rregull me të dashurën, ai flet vazhdimisht për të. Në një nga bisedat me Oltën në krevat, ai i rrëfen se si është njohur me Anisën, që ajo është një femër perfekte dhe që i ka premtuar se unazën e fejesës do ia blejë jo më pak se dy milionë euro! Gjithashtu ai tregon se Anisa është shumë xheloze dhe e paralajmëron Oltën që mund të ketë pasoja prej saj… Madje ai rrëfen se Anisa nuk ka qenë fare dakord që ai të futej në “Big Brother” dhe, si pasojë, kur ai është futur, ata as i kanë folur njëri-tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura