Ilirët, kusarë. Bllokohet teksti i historisë në Shkup

Aug 31, 2011 | 10:16
SHPËRNDAJE

SHKUP- Komisioni Nacional për librat shkollor ka bllokuar daljen e librit shkollor të klasës së gjashtë për shkak të përmbajtjes mohuese dhe fyese për origjinën e shqiptarëve.

Problemi ka shpërthyer pasi në pjesen e historisë së periudhës p.e.s, ilirët thuhet se kanë qenë popull kusarë dhe se ky fis nuk janë paraardhës të shqiptarëve.

Anëtarët shqiptarë të Komisionit Nacional kanë reaguar dhe janë bllokuar punimet për hartimin e librit që duhej të jetë i gatshëm për nxënësit e klasës së gjashtë në shkollat fillore që nga fillimi i këtij viti shkollor.

Anëtarët maqedonas nuk kanë pranuar që ilirët të njihen si paraardhës të shqiptarëve, dhe se kanë kërkuar që ata të njihen si popull kusarë.

Lidhur me problemin  krijuar janë informuar edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri, mirëpo ata kanë paralajmëruar se do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, duke u bazuar në fakte historike.

Zoran Radiq, kryetari i Komisionit Nacional për librat shkollor është një nga kundërshtarët e mohimit të historisë shqiptare.

“Anëtarët shqiptarë kanë vërejtje se përse nuk nënvizohet se ilirët ishin fis shqiptarë, por unë pyes se ku shkruan kjo në histori ? Gjithashtu kanë vërejtje se përse është shkruar se ilirët kanë qenë kusarë. Por, më thuani se cili vend që ka dalje në det nuk ka pasur kusarë?”, ka theksuar për gazetën “Utrinski”, Zoran Radiq, duke theksuar se problemi duhet të zgjidhet në instanca më të larta.

Anëtarët shqiptarë janë të mendimit se kryetari i këtij komisioni të lartë që i takon komunitet serb duhet të shkarkohet nga detyra nga mosnjohja e gjërave elementare të lëndës apo për veprimet tendencioze. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura