Ilir Meta, regjimi që e dobësoi 30 kg

Aug 31, 2013 | 13:00
SHPËRNDAJE

Mbase tani në kohë pushimesh, nuk është parë me shumë vëmendje, por në shtator kur Parlamenti të rifillojë punë, pamja e re e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, do t’ju lërë pa fjalë. Rezultati shumë pozitiv që mori partia që ai drejton në zgjedhjet e 21 qershorit, mesa duket ka frymëzuar Metën që t’i dhurojë vetes një pamje krejtësisht të re.

Nëse ju mund ta kishit imagjinuar atë në tavolina me ushqime të bollshme teksa festonte fitoren, jeni gabuar. Meta, si një ish-sportist, ka menduar që këtë verë të investojë për t’u dobësuar dhe në fakt ia ka dalë. Edhe pse relativisht i ri në moshë, ai kishte kohë që kishte një mbipeshë të dukshme, gjithnjë mbi 100 kg. Ndërsa tani miqtë e tij na rrëfejnë se Meta ka arritur të heqë plot 30 kg, ndërkohë që po vazhdon akoma dobësimin.

Ne u bëmë kuriozë për regjimin ushqimor dhe mësuam se Meta është dobësuar me dietën “Dukan”, një nga dietat më të famshme dhe efikase sot në botë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, gjatë kësaj diete hahet vetëm mish, peshk, vezë, të gjitha bulmetrat, si qumësht, kos, djathë, gjizë, por jo gjalp. Përdoren të gjitha produktet e sojës gjithashtu. Dhe një nga sekretet e këtij regjimi është përdorimi i tërshërës për të furnizuar trupin me fibra, meqë buka nuk lejohet. Në këtë dietë nuk ka orar dhe masë, mund të hash sa herë të duash, por vetëm ushqimet e lartpërmendura.

Gjithashtu, Meta ka bërë shumë sport, si vrap në mëngjes, not, volejboll, si dhe ka frekuentuar saunat dhe banjot turke. Rezultati është surprizues dhe në Parlament Metës me siguri që do t’i duhet të përdorë kostume në numra shumë më të vegjël. Pra, me një fjalë, Monikës i duhet të bëjë një garderobë të re për bashkëshortin. Dhe meqë ra fjala te Monika, edhe ajo na ka surprizuar me linjat e saj këtë verë, teksa është fotografuar nga paparaci ynë gjatë një shkume party. Pra, të dy si çift duket se ia kanë dalë të heqin mjaft kile.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura