Iku Baloteli, Mançini merr Xhon Guidetin

Jan 31, 2013 | 12:41
SHPËRNDAJE

Lajmet se Mario Balotelin Mançester Siti do ta zëvendësojë me David Vijën janë hedhur poshtë nga klubi. Kampionët kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë interes për sulmuesin e Barcelonës, i cili është objektivi numër një i Arsenalit këtë merkato. Mediat ishullore zbulonin një ditë më parë se Roberto Mançini mund të thërrasë Xhon Guidetin në “Etihad”. Sulmuesi suedez i “qytetarëve” është huazuar te Fejnordi, ku ka shënuar 18 gola në 17 ndeshjet e para në Holandë. Por, karriera e shkëlqyer e 19-vjeçarit me origjinë italiane është goditur nga një virus misterioz, që e mban atë larg fushave prej 10 muajsh. Ai humbi finalet e “Euro 2012” me kombëtaren skandinave, pasi humbi ndjeshmërinë në këmbën e djathtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura