I mori “stafetën” Ballës/ Gjiknuri: Të çojmë përpara punën e mirë të bërë në Elbasan. Kreu i Grupit të PS: Punojmë për fitore në 2025-ën!

Sep 14, 2021 | 20:40
SHPËRNDAJE

Damian Gjiknuri, i cili u caktua si Drejtues Politik i PS-së në qarkun Elbasanit, deklaroi sot se duhet të çohet përpara puna e mire që është bërë nga Taulant Balla.

Gjiknuri 1

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjiknuri shprehet: “Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë sëbashku në punë e përkushtim maksimal. Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës. Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”

Ndërkaq, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, që tanimë do të zhvendoset si drejtues politik në qarkun e Fierit, Taulant Balla shkruan në rrjetet sociale: “Elbasan-Falënderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura