I izoluar për shkak të infektimit me Covid-19? Atdhe Xharavina fotografohet buzë detit me dy konkurrentet e “Për’puthen”

Mar 3, 2021 | 10:53
SHPËRNDAJE

Prej më shumë se një jave, konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xhavaria, ka munguar në studio për shkak se është infektuar me Covid-19.

jasmin atdhe sara (7)

Por, së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto e tij me dy vajza konkurrente në program, Sara Malaj dhe Jasmin Kadriu.

Të tre shihen të ulur buzë detit, duke shijuar rrezet e diellit dhe duke biseduar me njëri-tjetrin.

jasmin atdhe sara 8

Mirëpo, këtë javë edhe Sara ka munguar në studio, duke ngritur dyshime nëse është pezulluar apo përjashtuar nga “Për’puthen”.

sara

Përgjigjen e kësaj dileme e ka dhënë vetë autorja e programit, Olsa Muhameti, e cila ka treguar se Malaj nuk është përjashtuar, por pa dhënë asnjë arsye për mungesën e saj në studio.

jasmin atdhe sara (6)

Nga ana tjetër, javën e kaluar, Jasmina dhe Sara patën një konflikt me njëra-tjetrën, sepse kjo e fundit kishte pranuar të dilte në takim me Andi Artanin, i cili është treguar shumë i afërt me Jasminën, me të cilën ka shkëmbyer edhe puthje.

jasmin atdhe sara (1)

Për këtë arsye, Jasmina u shpreh e zhgënjyer, sepse kishte qenë e afërt me Sarën dhe shtoi se nuk dëshiron të ketë shoqëri me një vajzë që i merr djalin që pëlqen.

jasmin atdhe sara (5) jasmin atdhe sara (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura