Humbi betejën 4-vjeçare me kancerin, ja si do ndahet pasuria 2.3 milionë dollarëshe e yllit të Black Panther

Jun 28, 2022 | 13:49
SHPËRNDAJE

Pasuria e të ndjerit, Chadwick Boseman do të ndahet në mënyrë të barabartë mes bashkëshortes dhe prindërve të tij. Aktori i nda nga jeta në vitin 2020 në moshën 43-vjeçare. Ylli i Black Panther la një pasuri prej 2.3 milionë dollarë.

Chadwick3

E veja e tij, Taylor Simone Ledward raportohet se ka kërkuar që pasuria të ndahet mes saj dhe prindërve të aktorit, Leroy dhe Carolyn.

31-vjeçarja, e cila ishte përgjegjëse për të ndarë pasurinë, do marrë 1.15 milion dollarë, shifër e barabartë me prindërit e bashkëshortit.

Chadwick1

Mësohet se ai nuk ka lënë një testament përpara se të ndërronte jetë. Vlera totale e pasurisë së Boseman u vlerësua të ishte rreth 3.881.758 dollarë, përfshirë edhe tarifat ligjore që duhet të paguheshin.

Chadwick ndërroi jetë më 28 gusht 2020, pas një beteje katërvjeçare me kancerin e zorrës së trashë. Ai u diagnostikua me kancer në vitin 2016 dhe e mbajti të fshehtë sëmundjen.

Chadwick

I nominuari për Oskar dhe Simone u martuan në fshehtësi rreth 1 vit përpara se ai të ndërronte jetë. Ata ishin bashkë që nga viti 2016, por vetëm kur ai i nda nga jeta familja konfirmoi se çifti ishin martuar.

Chadwick2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura