Hoxhaj në KS: Situata në veri, kërcënuese

Nov 29, 2011 | 18:26
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në Nju Jork në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Hoxhaj bëri një panoramë të punës së qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, ndërsa tha se mbetet shqetësuese situata në veri të vendit. Ai tha se bllokadat dhe kërcënimet nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes së çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Hoxhaj shprehu para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit vendosmërinë e Kosovës për të lënë pas të kaluarën dhe për të parë nga e ardhmja.

Hoxhaj do të dënoj dhunën e ushtruar mbi ushtarët e KFOR-it nga strukturat paralele ilegale në veri, duke theksuar se situata mbetet kërcënuese.

Ministri paraqiti zhvillimet pozitive në Republikën e Kosovës në procesin e rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë dhe në transformimin ekonomik dhe social..

Ministria e Punëve të Jashtme para nisjes së tij për në Nju Jork bëri me dije se gjatë qëndrimit SHBA, do të takohet edhe me përfaqësues të shumë shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me diplomatë dhe personalitete të jetës publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura