Holanda, tenis me Shqipërinë, na mundi 5-0

May 31, 2011 | 13:01
SHPËRNDAJE

Shqipëria U-21 ka humbuar 5-0, në ndeshjen miqësore të luajtur dje, në turneun në Austri ndaj Holandës. Kuqezinjtë e vegjël nuk arritën t’u bënin ballë sulmeve të “tulipanëve”, të cilët, duhet thënë se mund të kishin shënuar edhe më shumë, duke llogaritur këtu rastet e pafundme që patën para portës së mbrojtur fillimisht nga Stivi Frashëri (Bylis) dhe më pas nga Naço (Teuta). Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për holandezët falë golave të Berghuis në minutën e 15-të, dhe Proper, në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, edhe pse Bushati tentoi të bënte disa ndryshime në skuadrën e tij ishin përsëri holandezët që dominuan në të gjithë sektorët e fushës. Golat e tjerë u shënuan nga Zefuik, në minutën e 75-të dhe vetëm dy minuta më vonë, sulmuesi i Fejenordit, Leroj Fer sigloi golin e katërt. Goeladën e mbylli sulmuesi i Herenvenit, Narsing në minutën e 86-të të ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura