Historia e Efraim Diverolit mbërrin në Hollywood

Jul 29, 2011 | 17:35
SHPËRNDAJE
Regjisori Todd Philips

Historia e Efraim Diveroli dhe ortakut të tij David Packouz do të jetë në qendër të një skenari të ri hollivudian. Britanikja, The Guardian raporton se regjisori Todd Phillips, i njohur sidomos me suksesin e tij të madh në serinë e dytë të komedisë Hangover II, ka blerë të drejtën për realizimin e filmit bazuar në një reportazh të revistës Rolling Stone, e cila zbardhte të gjithë mënyrën se si këta dy të rinj kishin arritur të fitonin një kontratë të majme me Pentagonin.

Sipas, The Guardian,  reportazhi i shkruar nga gazetari, Guy Laëson dhe i botuar më 31 mars te ketij viti në revistën Rolling Stone, tregon historinë e David Packouz dhe Efraim Diverolit, dy miq rreth të 20-ve, të cilët arritën të siguronin një kontratë 300 milionë dollarëshe me qeverinë amerikane.

Packouz dhe Diveroli u arrestuan nga FBI. Efraim Diveroli, pronari i kompanisë së armëve AEY dhe nënshkruesi i një kontrate 300 milionë dollarëshe municionesh me Pentagonin, është dënuar për tentativën e dërgimit të armëve dhe fishekëve të ndaluar të prodhimit kinez në Afganistan.

Diveroli u dënua nga një gjykatë në Amerikë me katër vjet, por u arrestua përsëri për armëmbajtje pa leje përpara se të niste vuajtjen e dënimit. Këtë kohë, gazetari Laëson përshkruante në reportazhin e tij potencialin kinematografik të personazhit të historisë së tij, duke e cilesuar ate si hero filmi hollivudian.

Emri i Diverolit është i njohur në Shqipëri pikërisht si ai i pronarit të firmës që merrte municionet nga Shqipëria dhe i shiste në Afganistan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura