Historia dramatike me dy bashkëshortët e Zaidës

Apr 20, 2015 | 12:15
SHPËRNDAJE

Flet e motra: “Big Brother” është sakrifica e fundit për të fituar paratë

Zaida e Big Brother 8
Zaida Çobo, nëna e tre fëmijve nga Delvina, ka shfaqur në “Big Brother 8” protagonizmin e saj, jo vetëm me lojën, por edhe me karakterin e fortë që demonstron. Me një jetë gjithë peripeci dhe forcë që ka brenda vetes për të përballuar çdo vështirësi, ajo e sheh edhe “Big Brother” si sakrificën e saj të fundit për të fituar paratë e çmimit të madh. Për jetën e saj gjithë peripeci dhe dy martesat që ka pasur, flet motra e saj, Denisa.  
Cila është historia e jetës së Zaidës, çfarë vështirësish ka kaluar deri tani?
Zaida ka kaluar një jetë shumë të vështirë. Ka pasur dy martesa. Me bashkëshortin e parë, i cili tashmë s’jeton më dhe prej të cilit ka dy fëmijë, ndërsa nga martesa e dytë ka një djalë.
Ka pohuar se bashkëshorti i parë e ka dhunuar për tetë vite. Ajo duket natyrë rebele, si ka mundësi që ka duruar kaq shumë?
Po, ai ka ushtruar dhunë fizike mbi të. Por arsyeja pse Zaida s’i dha fund më shpejt kësaj dhune, ka qenë se duke pasur dy fëmijë, mentaliteti i vjetër dhe opinioni i qytetit e pengonte disi që ajo të hidhte hapin e divorcit. Si përfundim u ndanë, por fatkeqësisht ai nuk jeton më dhe fëmijët ngelën jetimë.
Po me bashkëshortin e dytë çfarë ndodhi, pse u zhgënjye aq shumë, siç është shprehur?
Ai ka pasur një rrobaqepësi, në të cilën punonte edhe Zaida. U zhgënjye sepse nga dy jetimë iu bënë tre, pasi bashkëshorti i ra në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura