Hipotekimi, Bashkia: Në proces 278 apartamente

Jul 31, 2012 | 13:53
SHPËRNDAJE
Zedhenesja, Anila Bisha

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka perseritur sot apelin per subjektet qe nuk kane permbushur detyrimet per hipotekimin, duke njoftuar se 5 prej atyre te futura ne listen e zeze jane ne proces te mbylljes se dosjeve.

I hapet rruge ne kete menyre hipotekimit të 278 apartamenteve. Lajmin e ka dhene gjate nje komunikimi me mediat, zëdhënsja e bashkisë Anila Bisha.

“Pas ndërprerjes së çdo shërbimi që Bashkia ofron ndaj këtyre subjekteve, një pjesë e tyre kanë nisur të riaktivizohen. Pranë Bashkisë së Tiranës, 5 prej këtyre subjekteve kanë sjellë një pjesë të dokumenteve dhe janë në proces të përfundimit të dosjeve të tyre, për tu pajisur me lejet e përdorimit. Nga riaktivizimi i këtyre subjekteve, i hapet rruga hipotekimit të 278 apartamenteve, me përftues direkt rreth 1120 qytetarë”- tha ajo.

Sipas saj, bashkia nuk do te lejoje asnje qytetar peng te moskorrektesise se subjeketeve.

“Pa përmbushur këto detyrime, dyert e Bashkisë së Tiranës do të jenë të mbyllura për këto subjekte”- tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura