Hernanes ikën në lot, sot pritet zyrtarizmi

Jan 31, 2014 | 12:30
SHPËRNDAJE

Janë 800 mijë motive ato që kanë bindur Hernanesin të largohet nga Lacio. Tohir i ka paraqitur lojtarit (menaxheri i tij dje ka kaluar tërë ditën në zyrat e zikaltërve) një ofertë mjaft të mirë. Kontratë deri në 2017 dhe pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Ndërsa oferta e Lotitos ishte disi më e ulët. Ai donte të rinovonte me brazilianin deri në 2018 me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh në vit. Ky ishte një vendim i vështirë për Hernanesin, që dje pas seancës së parë stërvitore la Formellon në lot. Ai i dhuroi edhe një palë këpucë një tifozi që e luste të mos largohej. Edhe pse shikohej me skepticizëm nga mediat apo ambienti milanez, Erik Tohir tregoi dje se në botën e biznesit “luan” mirë. Manjati indonezian në fillim arriti që të bindte Hernanesin. Në një moment të parë, Lotito kërkonte 20 milionë euro. Ndërkohë që Tohiri mendohet t’i japë 12 milionë euro që tani dhe 2 milionë të tjerë në fund të sezonit në formë bonusesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura