Helikopteri rrëzohet mbi pub, 32 veta në spital

Nov 30, 2013 | 13:48
SHPËRNDAJE

Tridhjete e dy persona janë dërguar në spital, pasi një helikopter është rrëzuar mbi një lokal të mbushur me njerëz në Gllasgou të Skocisë.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë njerëzit e bllokuar brenda pub-it Clutha. Nuk është raportuar për asnjë të vdekur.

Helikopteri i policisë është rrëzuar të premten mbrëma, me dy policë dhe një civil në bord.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura