“Heil Hitler”, nën hetim nxënësit gjermanë

Oct 31, 2014 | 13:12
SHPËRNDAJE

Një klasë e tërë në Gjermani është nën hetim, pasi nxënësit janë zbuluar duke përshëndetur me fjalët “Heil Hitler”, si dhe kanë shfrytëzuar fjalime naziste. Prindërit dhe autoritetet janë të tmerruar nga fakti se disa prej 29 nxënësve shkëmbyen mesazhe naziste përmes aplikacionit “Whatsapp”. Në mesazhet e shkëmbyera lartësonin Hitlerin, ndërsa fyenin hebrenjtë. Fotografitë e 14-vjeçarit dhe 15-vjeçarit nga gjimnazi “Landsberg”, pranë qyteti të Leipzig-it, zbulojnë se si nxënësit përshëndetën duke ngritur dorën dhe kanë mustaqe si Hitleri. Një nga nxënësit, duke u tallur në kurriz të Holokaustit, kishte thënë: “Pse u vetëvra Hitleri? Hebrenjtë ia dërguan atij faturën e gazit”. Eli Gampel, biri i të cilit vijon mësimin në klasën që po hetohet, ishte tmerruar me idenë se si të gjithë nxënësit pohonin se ishin “ithtarë të Hitlerit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura