‘Protesta e padrejtë. Qeveria e ka dhënë zgjidhjen. Opozita, jo politikë pro nxitjes së paligjshmërisë’

Feb 28, 2014 | 14:30
SHPËRNDAJE

Edmond Haxhinasto

TIRANE- Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto e ka quajtur te padrejte protesten e sotme te drejtuesve te mjeteve 8+1, duke deklaruar se qeveria e ka dhene pergjigjen per kete problem. “Nese duan te sherbejne si taksi, te vendosin taksimetrin, te mos marrin pasagjere ne kthim, e te mos ndalojne ne cdo vend per t’u mbushur. Nëse nuk duan të shërbejnë si taksi janë të lirë të aplikojnë për licenca ndërurbane dhe të plotësojnë kushtet teknike që ka ky lloj transporti”. Keshtu ka deklaruar Haxhinasto gjate deklarates per media, nderkohe qe ne sheshin para krtyeministri mbahet protestuesit bejne thirrje per terheqjen nga nje vendim i tille. 

“Ne kemi detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike, ne nuk fshihemi pas gishtit as pas problemit, detyra jonë është të zgjidhim problemin, dhe tu shërbejmë qytetarëve tu japim standarde të sigurisë dhe mirëqenies, taksitë do jenë taksi, autobusët do jenë autobusë, nëse pronarët 8+1 duna të ushtrojnë aktivitetin sipas licencave, duhet të vënë taksimetrin sipas ligjit, të mos ndalojnë për mbushje gjatë rrugës, të marrin në kthim vetëm ata që kanë cuar në rrugën e vajtjes ashtu si e ka ligji. Nëse nuk duan të shërbejnë si taksi janë të lirë të aplikojnë për licenca ndërurbane dhe të plotësojnë kushtet teknike që ka ky lloj transporti, të  nisen me orare, me stacione të paracaktuara, mjete me parametra sigurie si i kërkon ligji. Kjo situatë ky nga njëra ana ata duan të kenë avantazhet e taksi por edhe ndërurban, nuk lejohet të vazhdojnë kështu, nuk vazhdon kjo formë pasi jo vetëm është në kundërshtim me ligji, diskriminon 5600 pronarë e drejtues autobusësh, rreth 20 mijë qytetarë, por cenon jetën e qytetarëve shqiptarë”- tha ai.

Sipas tij, qeveria e ka dhënë zgjidhjen, dhe kjo u eshte bere e ditur edhe per përfaqësuesit e sindikatave. 

Ai i eshte drejtuar edhe me nje mesazh deputeteve te opozites qe kane mbeshtetur kete proteste.
“Deputetet si të zgjedhurit e popullit janë për të zbatuar e bërë ligje, nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë të paraqesin mendimet në Kuvend. Nuk mund të bëjnë politikë për interesa të ngushta dhe duke mbështetur paligjshmërinë, nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit janë të papranueshme në demokraci”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura