Hashash Lazarati në Tiranë, Gjykata liron 52-vjeçaren

Jul 31, 2012 | 13:14
SHPËRNDAJE

Dy ditë më parë, të gjashtë të arrestuarit u paraqitën para gjyqtares së gatshme në Gjykatën e Tiranës për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj Kristina Gjonajt. Sipas hetimeve, Gjonaj ishte pasagjere në automjetin ku u sekuestrua lënda narkotike, por nuk është e qartë nëse ajo kishte dijeni për drogën. Për të pandehurit e tjerë të dosjes, Arjan Kolaj, Eduart Gjonaj, Fatjon Dedaj, Bardhok Arapi dhe Gjok Dedaj, togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas burimeve, të pandehurit nuk kanë shfaqur pretendime para gjykatës, duke i lënë mbrojtësit e tyre të flasin. Të dyshuarit e kësaj dosjeje u arrestuan pasditen e 27 korrikut në zonën e Maminasit, në aksin rrugor Durrës-Tiranë. “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 27.07.2012, në orën 18:00, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, në Maminas, janë kapur në flagrancë me një sasi prej 100 kg, e ndarë në paketime brenda të cilave kishte bimë të dyshuar narkotike me erë dhe karakteristika si ajo e Cannabis Sattivës”, tha zyrtarisht Policia pas operacionit. Sipas Policisë, në momentet e operacionit, të arrestuarit kanë bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë duke i kundërshtuar me dhunë dhe në tentativë për t’u larguar me automjet. Njëkohësisht u bë e ditur se nga strukturat e Policisë së kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe hetimi pasuror i aseteve kriminale të përfituara, bazuar në ligjin “Antimafia”.           ar.ba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura