Harito: Berisha të heqë dhe taksën e biznesit të vogël

Jan 31, 2013 | 11:46
SHPËRNDAJE
Milena Harito

Anëtarja e grupit të punës për programin e PS, Milena Harito, nëpërmjet një deklarate për mediat tha se Kryeministri Berisha vazhdon të kopjojë programin e PS, dhe i kërkoi atij që të heqë dhe taksën e biznesit të vogël, që është edhe ai një propozim i PS. Dhe meqë kohët e fundit Kryeministri ka nisur të kopjojë shumë nga nismat tona, gjejmë rastin që t’i kërkojmë atij edhe heqjen e taksës së biznesit të vogël. Sali Berisha pretendon se qeveria e tij ka synim ta mbështesë biznesin, por në fakt këto 8 vjet e ka rrënuar atë. Pikërisht prandaj, në këto pak ditë që i kanë ngelur, le të votojë propozimin tonë për ta bërë 0 taksën e biznesit të vogël”, tha Harito. Ajo pyeti kreun e qeverisë pse u nuk e hoqi gjatë 8 viteve qeveri taksën për pagat deri në 300 mijë lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura