Hapja e negociatave me BE, veto greke kundër Shqipërisë!

Sep 9, 2017 | 19:21
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka informuar homologët e tij të BE-së, mbi veton që mund të përdorë Greqia ndaj hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Unionit. Këtë qëndrim Kotzias e ka argumentuar me problemet që ekzistojnë në Shqipëri në raport me respektimin e të drejtave të pakicës greke, veçanërisht pronave.

kotzias

Duke folur me gazetarët pas mbylljes së samitit, ministri i jashtëm grek “tregoi” planet e qeverisë shqiptare për uzurpimin e pronave që i përkasin pakicës greke në Himarë.

“Unë theksoi se çështjet e të drejtave të njeriut nuk duhet të përdoren në mënyrë selektive dhe paraqita një sërë shembuj sesi është abuzuar. Në kontekstin e pranisë sonë këtu, gjithashtu pata diskutime me një numër të ministrave dhe Komisionerëve, ku e kam bërë shumë të qartë kushtet që  duhet të plotësojnë disa prej këtyre vendeve kandidate për të filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi Kotzias, pas një takimi me homologët e tij të vendeve të BE-së, raporton tribune.gr.

Gjithashtu sikundër raportojnë mediat greke, Kotzias ka ngritur edhe problemet që ekzistojnë me Maqedoninë dhe Turqinë.

Politika greke është në sinkron dhe ka shprehur publikisht qëndrimet mbi pasojat e perspektivës europiane të Shqipërisë për shkak të problemeve me mosrespektimin e të drejtave të minoritetit grek.

Mesazhet kanë qenë të qarta dhe janë përforcuar  pas tensioneve më të fundit në Himarë ku Këshilli Bashkiak i Himarës miratoi mes kundërshtive të një grupi banorësh për planin e ri urbanistik. Dy ditë më parë ishte Presidenti grek Pavlopulos që në darkën me Presidentin francez Emanuel Macron lëshoi një mesazh të qartë për Tiranën dhe Shkupin se me qëndrimet irredentiste dhe shkeljen e të drejtave të minoritetit dëmtojnë rrugën e tyre europiane.

Edhe në planin diplomatik qeveria greke është aktive dhe këtu nuk ka peshë fakti nëse në pushtet është e majta radikale e Siryza-s, e udhëhequr nga Aleksis Cipras i cili duhet thënë se në 4 vitet e qeverisjes Rama nuk vizitoi asnjëherë Shqipërinë.

Pak javë më parë një eurodeputete greke ngriti shqetësimin në Komisionin Europian mbi çështjen e pronave të minoritetit grek në Shqipëri. Por përgjigjia që morri ishte raporti i gjetjeve të Komisionit, i cili evidenton problemin në tërësi që ka me regjistrimin, kthimin dhe kompensimin e pronave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura