Gruaja më e kërkuar nga ISIS

Aug 31, 2014 | 10:00
SHPËRNDAJE

Dr. Aafia Siddiqui
Drejtuesit e grupit terrorist Shteti Islamik, IS (ish-ISIS), kanë ofruar të japin pengjet e tyre në këmbim të lirimit të një gruaje pakistaneze, e cila po vuan dënimin me 86 vjet heqje lirie në një burg të Teksasit.

Por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga administrata amerikane. Gazeta britanike “The Independent” ka publikuar mesazhin e IS për qeverinë amerikane. “Ju janë dhënë shumë shanse për të negociuar lirimin e njerëzve tuaj nëpërmjet transaksioneve të parave, siç kanë pranuar qeveri të tjera… Ne kemi ofruar gjithashtu shkëmbim të të burgosurve për të liruar myslimanët në burgjet tuaja, si motra jonë, dr. Aafia Siddiqui. Megjithatë, ju na provuat shumë shpejt se nuk është kjo ajo që ju intereson”, thuhej mes të tjerash në mesazh. Ai ishte dërguar nëpërmjet punëdhënësve të gazetarit amerikan, James Foley, nga luftëtarët e Shtetit Islamik, duke theksuar se kishin kërkuar lirimin e një gruaje pakistaneze në këmbim me gazetarin Foley. Gruaja e kërkuar nga militantët, Aafia Siddiqui, ka pseudonimin “Zonja Al-Kaeda” dhe dikur ishte femra më e kërkuar në botë nga autoritetet e drejtësisë, por familja e saj këmbëngul se është një viktimë e pafajshme. IS kërkon gjithashtu 100 milionë dollarë. Administrata Obama refuzoi të marrë në konsideratë opsionet dhe, pas kësaj, gazetarit amerikan iu pre koka dhe videoja u postua në internet.

KUSH ËSHTË AAFIA SIDDIQUI
Oferta e bërë nga luftëtarët e IS për Siddiqui ka ngritur pyetje të mëdha mbi rastin kurioz të 42- vjeçares, nënë e tre fëmijëve. Pse janë të interesuar luftëtarët e IS për të? Aafia Siddiqui, e bija e një ish-deputeteje në Parlamentin e Pakistanit, konsiderohet e lidhur me organizatën terroriste Al Kaeda. E lindur në Karachi, Pakistan, dhe e diplomuar për mjeke në Teksas, me doktoraturë në “Brandeus”, Masaçusets, Siddiqui jetonte në SHBA me bashkëshortin e saj të parë, por u largua pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Kullat Binjake, Nju Jork. U arrestua në vitin 2008 në Afganistan, pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme cianid natriumi dhe disa udhëzime për ndërtimin e armëve kimike artizanale dhe për të përdorur si armë edhe përhapjen e virusit Ebola. Kur zyrtarët e FBI–së tentuan ta merrnin në pyetje, ajo mori një prej armëve që ata kishin lënë në tavolinë dhe qëlloi mbi ta. Ajo u dënua në vitin 2010 me 86 vjet burg. Siddiqui ka qenë e lidhur me trurin e sulmeve mbi Kullat Binjake, Khalid Sheikh Mohammed, i cili dikur figuronte si personi më i kërkuar në listën e FBI–së. Ajo ka rezultuar disa herë në listën e kërkesave të terroristëve dhe militantëve islamikë.

OFERTAT PËR SIDDIQUI
Në vitin 2010, talebanët kërkuan lirimin e saj në këmbim të punonjëses britanike, Linda Norgrove. Po në këtë vit, një lider i talebanëve e kërkoi atë në këmbim të dy qytetarëve zviceranë të kapur në Balukistan. Lideri i Al–Kaedas, Ayman al-Zauahiri, kërkoi lirimin e saj në këmbim të kontraktorit amerikan, Uarren Ueinstein, i cili u kap në Pakistan në vitin 2011 dhe që mbahet ende nga Al Kaeda. Dy vjet më parë, lirimi i saj u kërkua nga militantët pakistanezë në këmbim të oficerit të Ushtrisë amerikane, Boue Bergdahl, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2009. Të martën e kaluar, IS kërkoi sërish lirimin e saj, kësaj here në këmbim të një gruaje 26–vjeçare amerikane të rrëmbyer vitin e shkuar në Siri, kur ajo punonte për një organizatë humanitare. Por zyrtarët amerikanë pub- Dr. Aafia Siddiqui Prorusë në memorialin e shkatërruar të luftës në Savur Mohyla likisht thonë se nuk kanë dijeni për ndonjë propozim të Pentagonit për të ofruar lirimin e Siddiqui në këmbim të lirimit të pengjeve.

IS NË TEKSAS
Ndërkohë burime të “Judicial Watch” në qeverinë amerikane thonë se grupi terrorist IS (Shteti Islamik) është shumë afër El Pasos, Teksas. FBI i ka mohuar këto raporte, por Presidenti i “Judicial Watch” (Mbikëqyrja e Drejtësisë), Tom Fitton, tha në një intervistë se burimet e tij ishin “të arta” dhe e cilësoi këmbënguljen e qeverisë “shumë të pandershme”. “Është një mohim jo-mohues”, tha ai për “Mail Online”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura