Greqisë mund t’i duhet edhe “paketa e tretë”

Mar 30, 2012 | 15:46
SHPËRNDAJE

ATHINE- Kryeministri grek, Lukas Papademos ka paralajmëruar se Greqisë mund t’i duhet një paketë e tretë e ndihmës ndërkombëtare.

Në një intervistë për mediat italiane, Papademos ka thënë se Greqia do të bëjë gjithçka të mundur për të shmangur paketën e tretë, por, megjithatë, “nuk mund të përjashtohet nevoja e mbështetjes financiare”.

Ndihma e dytë për Greqinë, në vlerë prej 130 miliardë eurosh, është miratuar nga vendet e Eurozonës këtë muaj, ndërsa ndihmën e parë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerë prej 110 miliardë eurosh, Athina e ka marrë në vitin 2010.

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi priten në fund të prillit ose fillim të majit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura