Greqia kthen 14 shqiptarë, i pret Panariti

Jan 31, 2013 | 12:03
SHPËRNDAJE
Edmond Panariti

TIRANE – Kthehen nga Athina, pa u lejuar të futen në Greqi, 14 shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur 14 persona me shtetësi shqiptare janë kthyer nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës “Elefterios Venizelos”. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga news24 dhe më pas u konfirmua edhe nga Policia e Ministria e Jashtme. Shtetasit shqiptarë janë ndaluar nga Policia në Aeroportin e Athinës, menjëherë pas kontrollit në pasaporta. Shkak për ndalimin e tyre është bërë prania e toponimeve në gjuhën shqipe në dokumentet e identifikimit. Pas pak orësh, Policia greke ka vendosur t’i kthejë mbrapsht shtetasit shqiptarë. Pas mbërritjes në Rinas, një përfaqësi e tyre është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti. Ai ka takuar përfaqësues të shtetasve shqiptarë të ndaluar mëngjesin e sotshëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës “Elefterios Venizelos”. Panariti dëgjoi me vëmendje shqetësimet e ngritura nga qytetarët shqiptarë të kthyer nga autoritetet greke dhe garantoi se Ministria e Jashtme po ndjek me shumë prioritet situatën e krijuar. Ministria e Jashtme sqaroi se ka paraqitur propozimet përkatëse te pala greke për zgjidhjen e problemit të toponimeve, bazuar në praktikat e njohura ndërkombëtare për këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura