Greqia bllokon sot licencat e autobusëve

Feb 28, 2013 | 12:26
SHPËRNDAJE

SARANDE – Një ditë para skadimit të afatit të licencave të linjave ndërkombëtare të autobusëve Shqipëri– Greqi dhe kur pritej zgjatja e afatit të licencave, Ministria greke e Transportit merr hapa konkretë. Përmes një shkrese firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie, Stathopullos, i kërkohet Ministrisë shqiptare të Transporteve të firmosë në mënyrë të njëanshme këtë shkresë. Në të kërkohet që të drejtën e linjës së transportit të udhëtarëve ta kenë vetëm shoqëritë greke, KTEL Janinë e KTEL Igumenicë. “Kaq i pafuqishëm dhe i papërgjegjshëm është shteti ynë, që dorëzohet para presioneve dhe ligjit absurd grek”, shprehen administratorët shqiptarë
të linjave të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve me Greqinë.                  sh.d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura