Greqi, Parlamenti miraton masat e reja, shtohen 15000 të papunë

Apr 30, 2013 | 11:42
SHPËRNDAJE

Parlamenti grek miratoi një projektligj të ri me disa masa të reja shkurtimesh, në këmbim të marrjes së këstit prej 8.8 miliardë eurosh nga paketa e dytë e ndihmës për Greqinë. Ligji i ri parashikon ndër të tjera largimin nga puna të 15000 punonjësve të administratës publike deri në fund të vitit 2014, taksa dhe tatime të reja për pronën private, rritjen e orëve të mësimdhënies etj. Kryeministri grek, Antonis Samaras, pas miratimit të projektligjit tha se “Greqia po bën një histori suksesi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura