Greqi, mediat kundër Berishës

Nov 30, 2012 | 11:09
SHPËRNDAJE

Mediat dhe partitë politike greke reagojnë ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar.

Avramopulos: Të shohim 100 vite para, jo 100 vite pas.

“Liderët në politikë duhet të shohin 100 vjet përpara dhe jo 100 vjet pas”.  Kjo ka qenë deklarata e parë e ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, menjëherë pas njoftimit të deklaratës së bërë nga Kryeministri Berisha mbrëmjen e 27 nëntorit.
Këtë lajm e dha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke në edicionin e mbrëmjes të televizionit shtetëror “NET”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras, tha mbrëmë se “Shqipëria e mori mesazhin”. “Ka shumë arsye pse zoti Berisha e ka bërë atë deklaratë. Ajo që ka rëndësi është se ai e bëri këtë deklaratë, dhe ajo është e papranueshme. Prandaj pati një reagim nga ministri i Jashtëm, ku u kërkua dhe reagim. Në të vërtetë pati një reagim nga pala shqiptare, gjë që tregon se mesazhi u mor”, tha Delavekuras. Sipas zëdhë-nësit, duhet treguar kujdes, nacionalizmi është një kërcënim i madh për fqinjësinë tonë në Ballkan. “Greqia është një vend lider në rajon dhe do të vazhdojë të jetë me dyer të hapura që të mund të shkojmë përpara”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Delavekuras.
Mediat
Reagime të forta vijojnë të transmetojnë mediat greke pas qëndrimeve të reja të Kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Pas deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Avramopoulos, duke thënë se “francezët kanë një përgjigje: Miqtë shkëlqejnë gjithnjë me mungesën e tyre”, “Berisha ironizon”, shkruan e përditshmja “Ta Nea”.

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura