Greqi, hetime për zhdukjen e 502 fëmijëve shqiptarë

Aug 31, 2013 | 13:10
SHPËRNDAJE

Ende mister çështja e zhdukjes se 502 fëmijëve rome nga Shqipëria nga institucionet shtetërore “Agia Varvara”.

Autoritet greke po lëvizin me shpejtësi, ndërsa kërkojnë me ngulm prezantimin e çfarëdo dëshmie. Nga ana tjetër autoritetet gjyqësore thanë se janë të gatshme për të rihapur dosjet pas ndërhyrjes së Ministrit të Drejtësisë Charalambos Athanassiou. Për këtë rast të paprecedent ishte urdhëruar për hetim në vitin 2004 prokurori i Shkallës së Parë të Athinës.

Por nga dosjet duket se nuk ka dëshmi për kryerjen e veprave penale që rezultojnë në skandalin e zhdukjes së 502 fëmijëve shqiptare nga instituti i bamiresise “Agjia Varvara” në Athinë gjatë viteve 1998-2002.

Dhe pas përfundimit të raportit nga prokurori Gjykata e Apelit duket se harroi çështjen. Ndërkohë duket se me zhvillimet e ditëve të fundit autoritet greke po përpiqen të gjejnë çdo njeri që mund të ketë pas lidhje më këtë ngjarje për të nisur edhe njëherë hetimet po më një intesitet më të lartë.

Çështjen e fëmijëve shqiptarë te zhdukur, e ka sjelle ne parlamentin grek dy ditë më parë deputetja e se Majtes Demokratike Maria Gianakou, pas shqetesimeve qe kishte shfaqur ne nje raport te tij ne vitin e kaluar, Komisioni Kunder Torturave i OKB.

Skandalin e zhdukjes se femijeve së 502 fëmijëve shqiptar në Institutin bamirës në “Agjia Varvara”e zbuloi organizata ndërkombëtare “The Swiss Terre Des Hommens” ne vitin 2003. Te dhenat e kesaj organizate bejne me dije se ekzistojne edhe shume raste te tjera te ngjashme ne Greqi, ku ne 15 vitet e fundit jane futur ne menyre te paligjshme, mbi 3800 femije shqiptare, prej te cileve me shume se nje e katerta nuk eshte gjetur kurre. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura