Ekzekutohen shqiptarët, babai dhe djali 3 vjeç

Nov 30, 2011 | 12:14
SHPËRNDAJE

KALLAMATA- Gjenden pa jetë në Greqi dy shqiptarë, babë e bir.

Ngjarja njoftohet nga mediat greke, sipas të cilave babai shqiptar 35 vjeçar dhe djali i tij vetëm 3 vjeç janë gjetur të vrarë brenda një automjeti.

Nuk ka ende të dhëna rreth shkaqeve të ngjarjes së ndodhur në Kallamata dhe as autorësisë. Mësohet se makina ku janë gjetur viktimat ishte në një kanal.

Brenda saj, policia ka gjetur babanë dhe djalin e vogël pa jetë, ky i fundit i vrarë me thikë. Nga hetimet e para rezulton se fillimisht është ekzekutuar babai, me armë e më pas djali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura