Grafit i ri: Hashim… Ku janë vëllezrit Ramadani, Demaku, Kiqina?

Feb 13, 2016 | 9:47
SHPËRNDAJE

Prapë në Drenas janë shfaqur grafitë të cilat shtrojnë pyetje drejt zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi.

grafitiUdhëheqësi i PDK-së, parti e cila Drenasin e ka bastion, kësaj radhe nëpërmes grafitit është pyetur se ku janë vëllezërit Ramadani, Demaku dhe Kiqina.

“Hashim… Ku janë vellezrit Ramadani, Demaku, Kiqina?”, shkruhet me të kuqe, në tri zona të Drenasit.

Bëhet fjalë për vëllezërit Arsim e Burim Ramadani, veteranë të luftës së UÇK-së, të cilët bashkë me Arben Kiqinën po mbahen në burg pas një procesi të ndërlikuar gjyqësor. Kurse mbiemri “Demaku”, ka të bëje me deputetin Fadil Demaku dhe kryetarin aktual të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, të dy pjesë e gjykimit në “Grupin Drenica”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura