Grabitet tregtarja malazeze, 1 arrestohet

Oct 31, 2011 | 19:55
SHPËRNDAJE
Materialet e sekuestruara

MALESI E MADHE- Jera Milic, 51 vjeç, tregtare nga Mali i Zi është grabitur nga dy persona në Malësi të Madhe.

Rreth 10 mijë euro dhe një çantë me sende personale është marrë nga dy të rinjtë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj gruas malazeze.

Mësohet se ajo ishte tregtare dhe po shkonte drejt Rinasit, për të udhëtuar mës për në Turqi. Policia ka bërë të munduar arrestimin e njërit prej autorëve, pikërisht të Ilirijan Bardhit, 20 vjeç dhe ka bërë shpalljen në kërkim të personit tjetër që ka bashkëpunuar në këtë grabitje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth oprës 15: 30 minuat të së hënës, në rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj.  Në cilësinë e provës materiale u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i çantës së vjedhur me sendet personale të 51- vjeçares dhe shuma prej 5470 euro, të cilat i përkisnin të dëmtuarës.

Ridvan Dibra

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura