Gordon: Kosova, kusht për integrimin e Serbisë

Sep 29, 2012 | 17:29
SHPËRNDAJE

Ndihmës/sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon deklaroi se SHBA-ja përkrah gatishmërinë e qeverisë së re në Beograd për vazhdim të dialogut me Prishtinën në nivel të lartë politik dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Kosovën janë kyçe për integrimin e Serbisë ne BE.

Sipas tij eshtë e domosdoshme të tejkalohen dallimet e dukshme per veriun e Kosovës, duke porositur se Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“SHBA-ja përshëndet gatishmërinë e qeverisë së re në Beograd për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë nga qeveria paraprake”, deklaroi Gordon, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Në konferencë për gazetarë, ndihmës/sekretari Gordon, tha se Ballkani ishte një nga temat me rëndësi gjatë aktiviteteve diplomatike të zyrtarëve amerikanë në margjinat e sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke përfshirë edhe takimet me liderë të shumtë ballanikë dhe partnerët evropianë.

“Kemi përsëritur disa herë që Evropa nuk mund të jetë integrale derisa të mos përfundojë edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe ne e përkrahim fuqishem. Ky ishte aspekt kyç edhe i bisedimeve që sekretarja e shtetit, Hillary Clinton pati në bisedë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton. Pjesë kyçe e kësaj është edhe përkrahja jonë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe dialogut”, tha Gordon.

Ai ka thene me tej se zbatimi marrëveshjeve të arritura është ajo që pritet nga qeveria serbe.

“Besojmë që qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ato të serbëve në veri, të objekteve kulturore e fetare serbe dhe një nivel të rëndësishëm të vetëqeverisjes së serbëve që jetojnë në Kosovë. Edhe për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE është e domosdoshme që kjo të pranohet”, porositi Gordon qeveritarët serbë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura