Goditi Beqajn, përjashtohet Paloka, por LSI-ja voton ndryshe nga PS-ja

Nov 21, 2016 | 14:36
SHPËRNDAJE

Byroja e Kuvendit ka vendosur sot përjashtimin me 5 ditë të deputetit të PD-së Edi Paloka.

beqaj-paloka

Masa për Palokën u mor pas incidenteve të së enjtes në Parlament ku demokrati goditi dhe shtyu në foltoren e Kuvendit ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Momentin mund ta shikoni edhe një herë në videon e mëposhtme ku duket kreu i grupit të PD-së, Paloka i cili ka shtyrë ministrin Beqaj, e më pas e ka goditur atë me grusht. Pasi sipas tij, fjalën duhet ta merrte ish-kryeministri Berisha dhe jo Beqaj.

Vendimin e ka komentuar edhe nënkryetar i Kuvendit, Edmond Spaho, deputet i PD-së, i cili tha se ishte i pritshëm.

“Ishte i parashikuar, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, Byroja është kthyer në plotësusese e tekave të PS përmes grupit parlamentar të PS nëpërmjet mekanizmit të votës. Morëm vendim për ta përjashtuar por theksuan se në këtë mënyrë që po veprojnë po e keqadministrojnë po e kthejnë seancën plenare në një vend ku opozitës i pritet drejta e fjalës edhe incidenti ishte rrjedhojë e ndërperjes së fjalës së zotit Berisha.

I kërkova kreut të Kuvendit që kjo mënyrë e të shqyrtuarit dhe të vendosurit për raste të tilla është anakronike se rezultati i gjykimit dihet tashmë, në të gjitha rastet që janë shqyrtuar cështje të tilla në favor të kërkesës së grupit parlamentar të PS dhe në këtë mënyrë s’mund të veprohet, të hiqet dorë nga kjo mënyrë të sjellurit”, tha Spaho.

Mësohet se PS-ja ka votuar pro përjashtimit të Palokës, LSI ka abstenuar dhe PD-ja ka votuar kundër.

Pas Spahos ka dhënë deklaratë për mediat edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili ka akuzuar opozitën se po dëmton imazhin e punës parlamentare.

“Ka një prirje të deputetëve dhe drejtuesve të grupit të PD për prishje të punës parlamentare, që bie ndesh me angazhimet e Kuvendit për dialog parlamentar, ata përdorin dhunë, dhunë verbale, fizike, bllokim”- tha ai.

Pyetur për Palokën, ai tha se u përjashtuar bazuar në rregulloren e Kuvendit, e po ashtu edhe për deputetin Noka.

“Noka u përjashtua bazuar në nenin 64 të Rregullores. Këta kanë këshilltar Agron Kuliçin që duhet ti shpjegojë rregulloren, se ai paguhet si jurist ndoshta, atëherë të lexojë që Noka është përjashtuar deri në fund të kësaj jave”- tha ai.

Pyetur për faktin e Spaho deklaroi 1 ditë përjashtim për Nokën dhe si ai është i pranishëm sot në komision, Balla u përgjigj: “Këta nuk lexojnë as rregulloren dhe kanë vite që nuk lexojnë as c’thotë populli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura