Gjyste Vulaj: Pse vendosa të rimartohem, jam marrë vetë me çdo detaj

Aug 31, 2013 | 15:41
SHPËRNDAJE

Një nga artistet më atraktive shqiptare, e cila kudo që është bën shou, ka menduar që  pas 20 viteve e martuar të bëjë një përvjetor martese. Fjala është për këngëtaren Gjyste Vulaj. Në një bisedë me të për gazetën tonë, mësojmë se vetë këngëtarja e kishte organizuar me detaje këtë ceremoni, mbajtur në restorantin e babait të saj në Tuz të Malit të Zi. Kaq shumë i ishte përkushtuar organizimit nga momenti hyrjes e deri te orari se kur duhet të shërbehej darka, saqë ajo thotë se kishte harruar të maste dhe provonte mirë edhe fustanin e saj të bardhë të nusërisë. Përveç se ajo atë natë kishte 20-vjetorin e martesës së saj me muzikantin e njohur Sokol Vulaj, ajo festonte edhe ardhjen në jetë të djalit të saj tashmë 6-muajsh, pas shumë viteve ku në jetë kishte sjellë fëmijën e saj të parë, vajzën Rozanën. Kërcimtarë të një grupi nga Malësia kanë nisur të hyjnë në momentin e parë ku vinte vajza e artistes, Rozana, e në krah, i veshur me një veshje të vogël kombëtare për trupin e tij, vëllai i saj, Besarti i vogël. Më pas do të hynte nusja së bashku me dhëndrin, të cilët në fakt, megjithëse pas 20 vitesh, dukeshin si një çift i ri dhe mjaft i lumtur. Për të argëtuar të gjithë miqtë e saj atë natë, vetë këngëtarja kishte zgjedhur artisten dhe kolegen e saj nga Kosova, Edona Llalloshi, e cila së bashku me muzikantët e saj dhe vëllain, kënduan dhe argëtuan pa fund të gjithë të pranishmit. Kur ne e pyesim Gjysten se çfarë dallimi kishte dasma e parë nga kjo pas 20 vjetësh, ajo tregon se ndoshta ajo tani është me më shumë përvojë, me më shumë besim. “Jam tashmë nuse me stazh”,-thotë ajo, por se besimi dhe dashuria është më e madhe për ta, dhe preket paska te kujton ardhjen e djalit pas disa viteve dhe që i ka ndryshuar komplet jetën asaj. Atë natë edhe vetë nusja, Gjystja, ka kënduar dhe ka bërë shou me stilin që ajo vetë di. Madje, ka prerë edhe tortën duke ua shpërndarë vetëm çifteve në fillim dhe duke i dhuruar një zonje një unazë që ishte futur brenda në tortë. Por, jo vetëm kaq, ajo ka hedhur edhe lulet duke i uruar fat një tjetër vajze që i priti ato. Në fund, ajo së bashku me Edona Llalloshin ka kërkuar që të ketë një sofër për të kënduar ashtu siç këndohej dikur rreth saj. Ne jo vetëm e shijuam këtë përvjetor, por u interesuam  të dinim nëse do kishte muaj mjalti. Dhe Gjystja na tregoi se patjetër që po, por nuk është vendosur se ku, por do të jetë gjatë muajit shtator…
[portfolio_slideshow]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura