Gjyqi ndaj Ervin Salianjit/ Pranohet kërkesa e avokatit mbrojtjës, shtyhet seanca! Ja arsyeja

Apr 24, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është shtyrë seanca ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji.

Ervin Salianji-kryetar-komision-hetimi-Parlamenti-Kuvendi-toni-gogu-opozita-maxhoranca (4)

Në këtë seancë raportohet se për arsye shëndetësore avokati i tij nuk është paraqitur.

Avokati Ledio Braho ka bërë një kërkesë që seanca të shtyhet, kërkesë e cila është marrë në konsideratë.

“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, thuhet në kërkesën e avokatit.

Prokurori ka deklaruar se seanca nuk mund të vazhdojë dhe ka kërkuar shtyrjen e procesit në një datë tjetër.

Nga ana tjetër, avokati i Geron Xhafajt ka deklaruar se mungesa e Salianjit është e qëllimtë dhe ka kërkuar caktimin e një mbrojtësi ligjor kryesisht dhe vijimin e seancës.

Seanca e radhës u caktua për në 8 maj në orën 10:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura