Gjykatat online, Berisha: Hap drejt qytetarit

Jul 31, 2012 | 12:39
SHPËRNDAJE

TIRANË- Një hap të madh drejt qytetarit e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha përurimin e portalit online të gjykatave.

Gjatë ceremonisë në Ministrinë e Drejtësisë, Berisha ka theksuar se shume shpejt do te votohet edhe ligji per Gjykaten e Larte  ne parlament.

Sa per portalin online, ai ka pranuar se me kete rritet transparenca. “Ky është hap i madh i këtij pushteti, hap  themelor për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, hap i madh drejt qytetarit. Ne vijmë nga tradita e psikologjisë bunker dhe duhet të pranojmë që kjo bën shpesh që zyrtarët të jenë të rezervuar në raport me të dhënat për publikun, kur ato janë të publikut”- tha ai.

Berisha ka perseritur thirrjen per te votuar heqjen e imunitetit, gje qe do t;i beje edhe gjykatesit me te pergjegjeshem ne punen e tyre ne sherbim te qytetarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura